SARANDE- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në hyrje të qytetit të Sarandës rreth orës 02:30 të natës së kaluar.

Mësohet se të shtënat kanë qene me breshëri dhe kanë ngjallur panik tek qytetaret të cilët janë zgjuar të alarmuar.

Si pasojë e të shtënave nuk raportohet për njerëz të plagosur.

Ende nuk dihen personat që kanë qëlluar me armë zjarri dhe arsyet. Për momentin nuk ka reagim zyrtar nga policia për ngjarjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb