SHBA – Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në një shkollë të mesme në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë mbyllur shkollën “Great Mills”.

CNN raporton se disa persona janë qëlluar, por nuk bëhet e nde e ditur gjendja e tyre. Të shtënat ndodhën rreth 70 milje në jug të kryeqytetit Uashington.

Gjithashtu në një status në Tëitter, FBI i bën thirrje prindërve që të mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi.

Ngjarja ndodhi në një moment kur të shtënat në shkolla janë kthyer në një debat të nxehtë në SHBA pas ngjarjes që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme.

Më 14 shkurt në një gjimnaz në Parkland të Floridas u vranë 17 studentë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: