LEZHË- Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Lezhë. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në Shëngjin ku ka pasur të shtëna me armë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Ndonëse fillimisht u fol për një të plagosur, burime paraprake nga policia flasin për dy të plagosur. Një nga të plagosurit, është identifikuar si S.B., 19 vjeç, banues në Shëngjin. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Informacion paraprak
Me datë 22.10.2017, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të qytetit, nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut.
Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: