Shqiptarja Marina Sula është renditur në listën e personave të sukseshëm nën moshën 30 vjeç në fushën e artit dhe të kultyurës në Evropë nga revista ‘Forbes’.

E lindur në qytetin e Lezhës në Shqipëri, Marina Sula u diplomua nga Universiteti i Vjenës për histori artesh dhe më pas vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Ajo aktualisht jeton dhe punon në Vjenë dhe ka marrë pjesë në 8 ekspozita që në vitin 2014 në Shqipëri, Austri dhe Itali.

Puna e saj fokusohet në instalacionet dhe përfshin instalacione hapsinore, fotografi, skulptura dhe vizatime digjitale. Ekspozita e saj ‘ Soft Power’ në Galerinë ‘Gabriele Senn’ në Vienë në fund të vitit 2016 u vlerësua për përdorimin e strategjive të reklamave dhe përformancës së mediave sociale.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: