Në shumë sporte të tërhiqesh në moshën 19-të vjeçare është e paimagjinueshme sepse në shumicën e rasteve atëherë nis karriera. Kështu nuk ndodh me gjimnastikën. Rasti më i fundit është ai i gjimnastes ruse Yana Kudryavtseva, që ka konfirmuar se do të lërë sportin edhe pse nuk ka mbushur ende 20 vjeç.

Vendimi i ruses vjen si pasojë e një frakture në këmbë që e ka çuar në një rikuperim të pamundshëm. Gjithsesi edhe pse 19-të vjeç, gjimnastja numëron plot trofe të fituar. Në vitin 2013-2015 fitoi 13-të tituj kampionë bote në gjimnastikën ritmike, ndërsa në Olimpiadën e Brazilit nuk arriti të dilte e para, shkak dëmtimi.

Lajmin e tërheqjes së gjimnastes ruse e konfirmoi edhe Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës, që e konsideroi këtë tërheqje si një humbje tragjike për sportin. Rusia ka dhuruar gjithnjë gjimnaste kampione dhe Kudryavtseva ishte një prej tyre.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb