Ultras Guerrils nuk kanë qenë prezent në ndeshjet e fundit të Partizanit. Fakti që policia u kërkon mjete identifikimi bie ndesh me parimet e tyre. Edhe në ndeshjen ndaj Kukësit ata ngelën përsëri jashtë, edhe pse u përfol për një marrëveshje midis tyre dhe policisë.

Ata kanë reaguar përmes një statusi në faqen e tyre për ngjarjet e fundit.

“Nuk na mallengjejne as statuset propagande te Erion Braces as tentativat per shkarkim pergjegjesish te Ols Rames e as heshtja shurdhuese e presidentit Gaz Demi, krejt indiferent ne kete situate.
Edhe njehere ne jemi te paidentifikueshem, te pakontrollueshem dhe te pa manipulueshem ! Ecim me parimet, mentalitetin dhe me idealet e grupimit tone, te cilat jane te panegociuesheme !

Jo identifikimit, sidomos jo identifikimit selektiv sic tentuat ta beni heren e fundit !

UG si askush, askush si UG !”
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/te-vetem-kundra-te-gjitheve-ultras-guerils-nuk-na-mallengjen-as-erion-brace-as-ols-rama-dhe-as-gaz-demi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: