TIRANE – Nëse do donit që shkollimin tuaj ta kthenit në sfidë, Universiteti Luarasi ju ofron mundësinë duke u bazuar tek stafi akademik me përvojë. Rektori Arben Malaj siguron maturantët se në këtë universitet synohet cilësia dhe jo madhësia e tij dhe kjo faktohen nga degët e kufizuara që ai ofron.

Çdo student do të ketë mundësi të shumta të marrjes së përvojave më të mira si në administratë ashtu edhe në biznese private. Ndërsa të diplomuarit do të jenë pjesë e universitetit qoftë për tu këshilluar apo edhe diskutuar për sfidat profesionale që hasin.

Universiteti Luarasi fton maturantët dhe studentët ta bëjnë zgjedhjen e tyre në institucionin arsimor me 14 vite përvojë dhe staf cilësor. Ky universitet ofron mundësi të mësimit inovative dhe njohje të krediteve edhe jashtë vendit. Rektori Arben Malaj është një tjetër siguri se të studiosh në këtë universitet do të jetë një sfidë që duhet ta provosh.

Avantazhet e “Luarasit”
Malaj: Luarasi është nga universitetet që mori vlerësim pozitiv në licencimin që iu bë universiteteve private, pas një kontrolli të Ministrisë së Arsimit, i cili synoi që të largonte nga tregu institucionet e arsimit të lartë të cilat nuk plotësonin kriteret. Pra është një certifikim. Programet tona, pra kreditit janë lehtësisht të transmetueshme në çdo vend evropian. Pra me të njëjtin kredibilitet që mund ti marrësh në një universitet publik, mund ti marrësh dhe në ‘Luarasi’ dhe pasi ke studiuar në Shqipëri, dhe këshilla ime për studentët është që të harmonizojnë larmit, një pjesë në Shqipëri, një pjesë jashtë shtetit, të bëhen më agresiv nga bursat që japin institucionet e ndryshme ndërkombëtare, Bashkimi Europian, ndërmjet projekteve të ndryshme, në mënyrë që ata të dalin sa më të gatshëm. Stafi akademik i Luarasit, do të synojë gjithnjë e më shumë që Luarasi të bëjë dallimin, pikërisht në harmonizimin më të mirë të stafeve akademike. Ne na duhen shumë më tepër, dhe janë të mirëseardhur ata ekspertë që kanë një profil akademik, në nivelin master, apo doktor, që ndihmojë në thelbin e asaj që ne duam të ndryshojmë. Të mësosh duke i bërë gjërat, jo thjesht të lexosh. Pra në qoftë se orët e mësimit janë thjesht dikush shpjegon dhe studentët mbajnë shënime, kjo dhe në botë shikohet se ka ulur produktivitetin e studentëve. Duke përfituar nga avantazhet që ka Luarasi, nga avantazhet që jep sot ekonomia e dijes, që ka rrëzuar barrierat, që është e lehtë për çdo studentet, për çdo profesor të updatohet, duke e kthyer në një qendër që nuk shkon vetëm mëson dhe ikën, por dhe në një qendër komunitare, ne mendojmë se Luarasi bën dallimin dhe kjo është sfidë që studentët duhet ta provojnë. Ka kaluar raundi i parë ku studentët kanë përzgjedhur. Do të jetë një raund i dytë dhe besoj se i gjithë stafi akademik i Luarasit, me një lloj përgjegjësie jo vetëm akademike, por edhe njerëzore, do ti ftonte studentët që ta përzgjedhin Luarasin si një sfidë. Ne jemi duke diskutuar drejtpërdrejt me ekspertë shumë të mirë për të krijuar një sistem mentorship, që do të thotë se këta do të kenë një akses të drejtpërdrejtë tek Luarasi, që çdo studentet i Luarasit që ka mbaruar këtë universitet ka akses që gjatë punës së tij, për cdo pyetje profesionale, ai do të ketë një njeri që do ti përgjigjet me shpejtësinë e kohës. Fillimisht do ta ofrojmë ne si universitet, pastaj këto janë shërbime që krijohet një kredibilitet. Kjo e bën më të sigurtë studentin për tregjet e punës. Nëse marrëdhëniet në universitetet e mëdha janë shumë të vështira të mbahen me të gjithë ata që diplomohen, në institucionet e arsimit të lartë, si Luarasi, kjo është shumë e thjeshtë dhe ky është avantazh.

Cilat janë risitë për këtë vit të Luarasit?
Malaj: Unë e kam dhe si sfidë personale si rektor i një universiteti, që të ndryshojmë mënyrën e të menduarit. Të kalojmë nga mënyra e të mësuarit tradicional, në diçka që është më novatore. Do krijojmë fleksibilitet maksimal për oraret. Ka shumë pyetje nga studentë që duan master. Tani ne e dimë që të gjithë duhet të mësohen ta ndajnë koston. Edhe ai student që duhet të vijë në shkollë, duhet të kuptojë që një pjesë të kostos duhet ta ndajë vetë dhe jo thjesht familja e tij. Ka nga ata që punojnë pjesërisht, ka nga ata që nuk e përballojnë dot të plotë koston. Do të shikojmë bursat, por është tjetër gjë ta ofrosh diçka në mënyrë bamirësie një studenti, dhe është tjetër gjë të promovosh një student që është i 10-tave që punon përkushtohet. Duhet gjetur mundësia që të ndihmohen që të kenë punësim të pjesshëm. Për programet master, fleksibiliteti do të jetë maksimal.

Sa i përket praktikave profesionale, çfarë do të bëhet në këtë drejtim?
Malaj: Ka një avantazh, sepse qoftë themeluesit apo eksperienca e mëparshme me komunitetin e biznesit, e lehtëson këtë. Ne si staf akademik jemi duke menduar që edhe ta përmirësojmë. Intershipi të mos jetë thjesht një mundësi që studenti po shkon atje por askush nuk interesohet më për atë. Do të jemi më seriozë në marrëveshjet që do të realizojmë me bizneset, qoftë edhe me institucionet publike, që në varësi të eksesit që ata kanë kur pranojnë një student të Luarasit, ai do të ketë një manual që do shkojë atje, dikush është mentori im. Do të jetë e lehtë, jo? Por gjithmonë do kemi një grup studentësh që krijon një premisë pozitive dhe nga ana tjetër pjesa e studentëve të tjerë do shohë që ka një mundësi më të mirë dhe duan të bëhen pjesë e mundësisë më të mirë. Po marr rastin e intershipit në politikë. Ne kemi 140 deputetë. Për katër vjet nga dy sezone, janë 1120 studentë që mund të bëjnë nga 6 muaj praktikë në parlament. Po marr vetëm qendrorin, kemi dhe bashkitë që kanë anëtarët e Këshillit Bashkiak. Ne duhet ti rrisim këta duke mësuar dhe po të shikoni edhe në vende të tjera në botë, të gjithë studentët janë të angazhuar ose me aktivitete sociale, ose me intership. Në të gjitha mundësitë që ka të mësuarit duke punuar. Po të fillojmë dhe ti bëjmë gjërat më konkrete, unë besoj që ne do të arrijmë në mënyrë graduale që të nxjerrim studentë shumë më të mriz nga pikëpamja e aftësive dhe jo thjesht njohurive. Inventari i njohurive është thjesht inventar, dhe ne ekonomistët themi inventari amortizohet. Aq më tepër në ekonominë e dijes, ku shpejtësia e dyfishimit të informacionit është aq e madhe sa tashmë asnjë student nuk mund të ketë si vlerë njohuritë që ka marrë por aftësitë për ti freskuar updatuar njohuritë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: