Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
4 - 1

Belgjikë - Tunizi

RUSI 2018
17:00

Republika e Kores - Meksikë

RUSI 2018
20:00

Gjermani - Suedi


Të zhdukur prej disa ditësh, gjenden në Durrës 9 marinarët e huaj

policia Durres

DURRES- Në një kohë kur ata u zhdukën pa lënë gjurmë, policia e Durrësit ka arritur të gjejë 9 shtetasit nga Nepali. Ata ishin zhdukur në rrethana ende të paqarta nga hoteli ku ishin strehuar më datë 10 mars, ndërsa dje u gjetën nga blutë e qytetit bregdetar. Sakaq, policia po heton rreth mënyrës se si u zhdukën këta shtetas të huaj.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin e 9 shtetasve nepalez, më datë 12.03.2018, janë gjetur në Tiranë dhe ndodhen të shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Punohet për sqarimin e rrethanave të largimit të tyre. Neni 298 i Kodit Penal

ZHDUKJA
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se 9 nepalezë kanë hyrë në vendin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit në datë 9 mars, me qëllim për t’u punësuar si marinarë në një anije në Durrës. Por këta shtetas u zhdukën lënë gjurmë, ndërsa lanë në hotel bagazhet dhe dokumentacionet e tyre. Ata u larguan nga hoteli më 10 mars.
(ed.me/BalkanWeb)