TEL AVIV– Izraeli njoftoi sot tërheqjen nga UNESCO ashtu si SHBA-ja për shkak të pozicionimeve anti-izraelite, sipas Tel Avivit, të kësaj organizate të OKB-së.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu i ka dhënë instruksione Ministrisë së Punëve të Jashtme të përgatisë tërheqjen e Izraelit nga UNESCO, paralelisht me SHBA-në”, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.

“UNESCO është bërë teatër i absurdit ku deformohet historia në vend që të ruhet”, deklaroi Netanyahu.

SHBA njoftoi sot se do të tërhiqet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke akuzuar institucionin se ishte anti-izraelit.

SHBA do të mbajë statusin e vëzhguesit, saktësoi Departamenti i Shtetit, në vend të përfaqësimit të tyre në agjencinë e OKB me seli në Paris.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: