Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Teatri Kombëtar, Kumbaro mungon në Komision, artistët: Do të uzurpojmë godinën (Video)

Mirela-Kumbaro

TIRANE– Në një kohë kur sot ishte caktuar një seancë dëgjimore me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, kjo e fundit nuk është paraqitur në mbledhjen e sotme të Komisionit të Medias, ku në fokus është Teatri Kombëtar.

Pavarësisht mungesës së ministres, Teatri Kombëtar është përfaqësuar në mbledhje nga disa artistë. Këta të fundit përmes një letre të hapur deklaruan se do të uzurpojnë godinën.

“Kemi përgatitur një letër të hapur. Është letër e konceptuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, drejtuar presidenti Ilir Meta dhe krerëve të grupeve t PS-LSI dhe PD”, tha nje nga artistet.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit të Medias, Albana Vokshi pohoi se deputetët e maxhorancës edhe pse ishin thirrur të merrnin pjesë në mbledhje, nuk ishin prezent. Ajo mes të tjerash tha se bojkoti është një shenjë shumë e keqe, ndërsa foli për grusht shteti institucional.

“Skandali më i madh që gjithë pjesa e sipërfaqes së tokës së teatrit do të jepet sipas termave të përcaktuar do i jepet privatit. Bojkoti është një shenjë shumë e keqe, do e konsideroja një grusht shteti institucional. I kemi bërë thirrje kryeministrit të marrë masa për ministrat që nuk vijnë në komision, në shkelje të Kushtetutës, të marrë masa për deputetet që bojkotojnë seancat e Kuvendit. Përderisa ministrja ka refuzuar që të vijë ka shprehur gatishmërinë të paraqitet në datat 19 dhe 20, pas një jave, doja të njoftoja mbledhjen tjetër në datë 19 dhe do propozoja që të mos bëhet këtu por në ambientet e Teatrit ku të gjithë ju do keni mundësi të dëgjoni shkëmbimin e mendimeve rreth këtij projekti në këndvështrimin tonë mafioz. Shprehim keqardhje për kolegët e maxhonacës pasi nuk janë prezent. Ata kanë refuzuar. Fakti që Rama ua ka mbyllur gojën të gjithëve, nën zë janë kundër projektit, me zë janë pro. Ne do organizojmë dëgjesë”, tha Vokshi.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 2 )