TIRANE-Në festivalin e Teatrit Ballkanik, Robert Ndrenika pati deklaruar: “Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”.

Deklaratën ia bëri në sy ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila iu përgjigj sot aktorit Robert Ndrenika mbi kundërshtinë që për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Kumbaro tha se kishte ftuar aktorin e madh në eventin e sotëm për ndërtimin e qendrës së re multifunksionale teatrale, por aktori nuk ka ardhur.
Nuk dihet arsyeja e kësaj mungese për të cilën ministrja bëri me faj kohën e papërshtatshme.

“Përfitoj nga rasti t’i them edhe një herë aktorit të madh Robert Ndrenikës, të cilën e ftova të vinte dhe sot, por koha nuk ishte e përshtatshme. Tek darkonim bashkë dy net më parë në Festivalin e Teatrit Ballkanik me miq, i shpjegova projektet e reja të teatrove. Dua t’ia them sërish: S’ka nevojë të shtrihesh tek dera e teatrit për të mbrojtur tokën, sepse do i duhet të ngjitet në skenën e teatrit të ri, të të gjithë teatrove të rinj që do të ndërtojmë për të luajtur rolet e mrekullueshëm që ai ka”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, duke folur paraditen e së mërkurës për projektet për kulturën gjatë përurimit të Qendrës Multifunksionale Teatrale, deklaroi se ka ardhur koha që të rindërtohet Teatri Kombëtar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: