TIRANE- Deputetë e PD dhe LSI i kanë bërë sot një kërkesë Komisionit të Medias që të thirrjet për një seancë dëgjimore kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për të dhënë llogari për Teatrin Kombëtar. Kërkesa e siguruar nga gazetarja e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Marsela Karapanco, është firmosur nga 6 deputetë, përkatësisht nga; Albana Vokshi, Romeo Gurakuqi, Endri Hasa, Kejdi Mehmetaj dhe Shezai Rrokaj.

Ndërkohë, pas kërkesës së opozitës, vjen edhe një reagim me shkrim nga deputetja e PS-së Vilma Bello.

Kerkesa e opozites

Kjo e fundit, anëtare e këtij komisioni pohon se dy prej firmave të anëtarëve të LSI janë falsifikuar. Sipas saj bëhet fjalë për firmën e deputetes Kejdi Mehmetaj dhe Shezai Rrokaj.

REAGIMI I DEPUTETES SE PS
Te nderuar deputete te Komisionit,

E nderuar kryetare e Komisionit,
Po shihja me interes dhe me vemendje kerkesen per: 

Seancë dëgjimore me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, për informacion dhe shpjegime të mëtejshme në lidhje me projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, ne godinen e Teatrit Kombetar (me kerkese te nje grupi deputetesh). 

Besoj duhet te kete ndonje shkarje ne korrektesine e kerkeses, pasi firmat e dy prej deputeteve  nuk ngjajne me te verteten e tyre. Ndoshta e keni bere kete prej ngutit te pashembullt qe keni treguar prej kohesh e ne vazhdimesi. 
Uroj në reagimin tuaj distancues! 
Me respekt

firma 1

firma 2

firma

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb