Luço Gonzales, ish-futbollisti dhe kapiteni i Portos që tashmë luan për Atletiko Paranaense ka përfunduar nën hetim pasi është akuzuar nga bshkëshortja e tij se ka tentuar ta vrasë, raporton “Globo Esporto”. Më poshtë deklarat e gruar ku pretendon se Gonzales ka tentuar ta mbyste dhe t’i priste duart.

“Bashkëshorti im ka tentuar që të më vrasë pas një debati që pata me të, ka tentuar që të mbyste dhe të më priste duar. Fëmijët e kanë parë se si më keqtrajtuar. Ai filloi që të bërtiste se do më vriste. Boshatisi shtëpinë duke marrë të gjitha bizhuteritë deh kartat e mia të kreditit. Ai mori shumë para, madje dhe të punonjësve të mi”, ka qenë rrëfimi i saj.

Policia ka konfirmuar këtë çështje teksa ka hapur edhe një investigim ndaj Gonzales, i cili do të jetë i detyruar që të mos i afrohet në një distancë prej 500 metrash.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb