Kualifikimi në ndeshjen e djeshme i ka kushtuar shumë skuadrës së Kukësit në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut. Në minutën e 13-të të takimit, Elis Bakaj, që ishte aktivizuar nga trajneri Milinkoviç që në start, ka pasur një dyluftim me Voglin e Egnatias dhe ka mbetur i shtrirë në tokë.

Lojtari kërkon menjëherë ndihmën e mjekëve, pasi ndien dhimbje në legen dhe nuk ia del që të vazhdojë takimin. Trajneri Milinkoviç e zëvendëson menjëherë me Shtubinën, i cili gjithashtu do të ketë të njëjtin fat. Në minutën e 83-të, lojtari është rrëzuar në tokë, pas një dhimbjeje që ka pasur në kofshë, megjithatë ai ka mbyllur takimin.

Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim, ndërsa te Kukësi për momentin të gjithë janë të shqetësuar për gjendjen e Bakajt, pasi të hënën korçarët do të luajnë ndaj Skënderbeut në kampionat.
Të tjerët – Por situata e dëmtimeve te Kukësi nuk është shumë e qetë, pasi probleme me dëmtimet kanë edhe Shameti, Koliçi e Hallaçi. Megjithatë në ditët në vijim do të shihet edhe forma e tyre./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb