Kompania Apple publikoi pak ditë më parë aparatet Iphone 7 dhe Iphone 7 plus në ngjyrë të kuq flakë. Por përveç ngjyrës ajo që bie në sy tek ky model i Iphone është fakti se janë rezistent ndaj zjarrit.

Në një video të ngarkuar në Youtube një djalë ka testuar rezistencën e këtij aparati nga zjarri duke e mbajtur në flakë për 7 sekonda. Pas lyerjes me benzinë dhe ndezjes telefoni duket se ja ka dalë të funksionoje më së miri edhe pasi janë shuar flakët.

Kujtojmë se Apple të gjithë të ardhurat që do të mblidhen nga shitjet do t’i shfrytëzojnë në kuadër të një misioni, për gjetjen e kurës kundër HIV-AIDS.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: