Klubi i Partizanit nëpërmjet faqes zyrtare ka njoftuar se futbollisti Bruno Telushi i është nënshtruar sot operacionit pas dëmtimit në minisk të gjurit. Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses dhe sipas të kuqve futbollisti vlonjat pritet të kthehet në fushë më shpejt seç pritet.

Telushi ka luajtur tre ndeshje në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë me skuadrën e Partizanit.

Njoftimi i klubit

Para pak minutash ka përfunduar ndërhyrja kirugjikale në gju për Bruno Telushin. Mesfushori i kuq i është nënshtruar sot një operacioni në menisk.

Ndërhyrja artroskopike e realizuar me sukses nga Dr. Tonin Aliaj dhe stafi i tij në Spitalin Amerikan në Tiranë, ka rezultuar i suksesshëm dhe Telushi pritet t’i rikthehet fushave të lojës më shpejt nga sa ishte parashikuar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb