MAQEDONI- Tre persona kanë vdekur nga të ftohtit në Maqedoni, siç bëjnë të ditur mediat maqedonase.

Sipas tyre një person ka vdekur nga të ftohtit në Shkup, një në Strumicë dhe një në Pehçevë, në lindje të vendit.

Që prej 6 janarit, Maqedoninë e ka përfshirë një klimë shumë e ftoftë, ndërsa temperatura më e ulët është shënuar të dielën – 28 gradë Celsius.

Temperatura shumë të ulëta janë shënuar edhe të martën në gjithë vendin, ndërkohë që më ftohtë thuhet të jetë në Mavrovë në veri perëndim të Maqedonisë, kur u shënua temperatura prej -20 gradë Celsius.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: