Një gazetë pro-qeveritare turke ka sulmuar ashpër Kancelaren gjermane Angela Merkel duke e vënë në faqe të parë të gazetës të veshur me uniformë naziste me mustaqet në stilin e Hitlerit, dhe e etiketuan me emrin “Zonja Hitler” në mesin e një lufte fjalësh që po zhvillohet mes Ankarasë dhe Berlinit.

Tabloidi i përditshëm Gunes ka printuar foton sëbashku me fjalët në gjuhën gjermane #FrauHitler dhe e quajti atë “halla e shëmtuar”.

Imazhi i saj kishte zënë pjesën më të madhe të faqes së parë të së përditshmes, me shenjën karakteristike  svastikën naziste në uniformën e saj.

Turqia dhe Europa ndodhen në një luftë fjalësh mes njëra-tjetrës, pasi Gjermania dhe Holanda bllokuan ministrat turq nga mbajtja e tubimeve të fushatës për një votim “pro” në referendumin e muajit të ardhshëm për zgjerimin e kompetencave të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Gjermaninë dhe Holandën se kanë vepruar si “nazistë” dhe deklaroi se “Merkel është mbështetëse e terroristëve”.

Screenshot006

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb