VLORE– Një telefonatë se një lloto-sport po tentohej të grabitej, ka alarmuar policine e Vlorës. Ngjarja u regjistrua në zonën e ish-fabrikës së ullirit në qytetin bregdetar. Pas pas sinjalizimit, policia mbërriti në vendngjarje ndërsa vëretoi se telefonata ishte e rreme dhe se nuk kishte pasur asnjë tentativë grabitjeje.

Njoftim sqarues
Lidhur me një lajm se në lagjen ‘Lef Sallata’, është tentuar të grabitet një kazino, bëjmë me dije se:

Në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë e cila ka njoftuar se në një kazino janë futur dy persona me armë. Menjëherë në drejtim të adresës së dhënë kanë shkuar forca të shumta policie, si dhe është tentuar disa herë të kontaktohet me telefonuesin por telefoni rezultoi i fikur.

Telefonta ishte e rreme pasi nga veprimet hetimore paraprake, ka rezultuar se në kazinonë në fjalë nuk ka ndodhur asnjë grabitje apo tentativë e tillë. Shërbimet e Policisë, për siguri kanë ushtruar kontroll dhe kanë shoqëruar tre persona të cilët ishin pa kartë identiteti me vete ku pas verifikimeve të kryera janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit duke vlerësuar bashkëpunimin me median i fton që për çështje në interes të gjerë të publikut të kontaktojnë burimet zyrtare të Policisë ku do të gjejnë informacionin e saktë në interes të qytetarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: