SHKODER– Pak orë pas atentatit me arë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku tre persona mbetën të plagosur, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit kryesor.

Ai është Aurel Ahi, 25 vjeç, nga Shkodra.

Ahi është arrestuar në Mal të Zi nga policia malazeze.

aurel ahi 111
25-vjeçari, banues në lagjen Guerile, Shkodër, është identifikuar si autori i ngjarjes.

Në atentatin e ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, para Teatrit “Migjeni” mbetën të plagosur 3 persona. Objektivi ka qenë një djalë që ishte i shoqëruar edhe nga një vajzë. Të dy këta kanë mbetur të plagosur nga plumbat, ndërsa personi i tretë që është plagosur ka qenë kalimtar i rastësishëm.

Personat e plagosur janë identifikuar si: Doni Lisi, Elona Çurku dhe Enrik Prenushi. Doni Lisi mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Autori, sipas hetimeve paraprake të policisë po udhëtonte me një makinë ‘Golf’, kur ka shkrepur armën.
aurel ahi 222

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb