KORÇË- Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për Suel Liçon, i cili tentoi të godasë me karrige kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën gjatë një takimi elektorale në Ersekë.

Ngjarja ndodhi ditën e mërkurë, gjatë një aktivitetit për prezantimin e kandidatit për këtë bashki. Pas ngjarjes, 27-vjeçarin Liço, banues në fshatin Taç-Ersekë u arrestua në flagrancë, ndërsa akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sipas policisë, mbrëmjen gjatë takimit që ka pasur subjekti politik PD, 27-vjeçari Liço, i cili ndodhej në një lokal, në gjendje të rënduar psikologjike, ka kapur një karrige dhe e ka hedhur, (jo në drejtim të podiumit) ku për pasojë është goditur shtetasi F.M., 74 vjeç. Fill pas ngjarjes, i moshuari është dërguar me urgjencë për mjekim në spitalin e Ersekës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: