Policia italiane nuk ka rënë pre e mashtrimit të një gruaje shqiptare e cila donte të kalonte drogë nga Shqipëria në Napoli, ku dhe banonte.

Sapo zbarkoi nga trageti, “shtatzëna” u ndalua sëbashku me djalin e saj 3-vjeçar. Dhe pas një sjelljeje nervoze dhe të çuditshme autoritetet vendosën ta kontrollojnë dhe ajo që gjetën ishte një veshje e posaçme për gratë shtatzëna, ku në fakt mbante fshehur 700 gramë heroinë të mbëshjellë me letër celofan.

Ishte qeni i policisë që e bëri të ndihej nervoze shqiptaren, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Për momentin, shqiptarja ndodhet në arrest shtëpie.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb