Një person që ka tentuar të kalojë ilegalisht 200 mijë euro kesh nga Maqedonia në Kosovës, është ndaluar ditën e djeshme në doganën e Hanit të Elezit. Sipas zyrtarëve të doganës, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit është kapur sekuestruar shuma e konsiderueshme e parave.

Në Doganën e Kosovës kanë treguar se këto para po futeshin në mënyrë ilegale në Kosovë.

“Kjo sasi e parave është kapur sot gjatë ditës. Zyrtarët doganorë kanë hetuar një person që është kapur duke i futur këto para në Kosovë në mënyrë ilegale”, është shprehur zëdhënësi Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë se detaje tjera të këtij rasti do të bëhen publike nesër, pasi sipas tij ende nuk ka përfunduar i tërë raporti për ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: