ITALI – Gjatë kontrolleve të udhëtarëve që largohen për në Londër, ekipi i policisë kufitare të ajrit ka arrestuar një të ri shqiptar.

19-vjeçari Bledi Domi, akuzohet për posedim dhe prodhim të dokumentave false të identifikimit.

I riu shqiptar, i cili ishte gati të nisej për Britani me partneren angleze, i paraqiti agjentëve të policisë një kartë të rremë identiteti rumune, por operatorët e policisë kufitare përmes pajisjeve të sigurta, zbuluan se karta e tij nuk i përgjigje rrezeve infra të kuqe.

Domi, me kërkesë të të njëjtëve agjentë, u paraqiti edhe një patentë shoferi, e cila gjithashtu ishte e falsifikuar. Në fund, shqiptari pranoi identitetin e tij dhe prejardhjen. 19-vjeçari u arretsua dhe është në pritje të gjykimit aktualisht

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: