PEQIN- Një shtetas nga Kosova është vënë në pranga pasditen e sotme, pasi tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë gjobë. Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të Nazim Islami, 57 vjeç, banues në Kosovë.

57-vjeçari u arrestua, pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Bardhas, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip Trajler me targa 06489BR, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit qytetari nga Kosova ka tentuar t’i japë një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: