SHKODER- Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Ndalimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm në fshatin Grudë, ndërsa i janë gjetur gjetur 22.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Por sipas njoftimit të policisë, ndalimi i 32-vjeçarit shkodran Bardhok Qershia, banues në lagjen “Tre Heronjt”, nuk ka qenë i lehtë, pasi ai nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi.

Por për pasojë ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të. Më pas ata kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë.

Më pas, forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Bardhok Qershia, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 17.12.2017, nga forcat e posaçme Shqiponja” u arrestua në flagrancë shtetasi:
Bardhok Qershia, 32 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër,
Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi, shërbimet e policisë “Shqiponja” gjatë patrullimit në fshatin Grude kanë konstatuar një mjet tip “Volkswagen” me targa AA338NG, ku i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Drejtuesi i automjetit duke qarkulluar me shpejtësi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të, ku kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë.

Gjatë tentativës për t’u larguar shtetasi i lartpërmendur ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive ku brenda saj kishte 19 pako të mbështjella me natriban, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gjithsej 22.5 kilogramë.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Bardhok Qershia, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb