KINE-Një tërmet i fortë me magniture 6.3 ka goditur provincën jug-perëndimore Sishuan në Kinë, duke lënë të paktën 13 të vdekur dhe shumë të plagosur. Sipas raportimeve, numri i viktimave mund të rritet. Epiqendra e tërmetit ishte afër një zone të populluar me turistë. Provinca Sishuan është goditur disa herë nga tërmetet.

Mbi 70 mijë vetë humbën jetën për shkak të një tërmeti vdekjeprurës në vitin 2008. Sipas një banori të asaj zone, tronditjet ishin më të forta se ato të vitit 2008. Mediat thonë se tërmeti me thellësi 10 km ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale. Shumë banorë të provincës në fjalë janë strehuar në sheshin kryesor.

Sipas autorietete, do të duhet kohë për të mësuar numrin e saktë të viktimave nga tërmeti. Sipas tyre dyshohet se ka gjasa të jenë dëmtuar mbi 130 mijë shtëpi.
Mediat raportojnë se tronditjet nga tërmeti u ndjenë në Chengdu dhe në Xian, rreth 700 km larg.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: