GREQI-Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.7 ballë është ndjerë paraditen e sotme në Greqi. Sipas qendrës sizmike evropiane, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 13 km nga qyteti i Patrës, 179 km nga kryeqyteti i Athinës.

Thellësia e tërmetit ka qenë 5 km në zonën detare, ndërsa është pasuar dhe me lëkundje të tjera të tokës të cilat janë ndjerë në gjithë pjesën perëndimore të Greqisë. Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek banoret e qytetit të Patras, ku lëkundjet janë ndjerë më shumë.

Sipas mediave vendase, tërmeti ka shkaktuar frikë tek qytetarët të cilët kanë dalë në rrugë. Momentalisht nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: