VLORE– Jugu i vendit është tronditur sërish nga tërmeti. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit një tërmet me magnitudë 2.5 ka lëkundur jugun, në orën 07:11 të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Vermik, 31 kilometra në juglindje të Vlorë, me një thellësi prej 2 kilometrash. Por këto nuk janë të vetmet lëkundje që janë ndjerë këtë fundjavë në Shqipëri.

Sipas të dhënave këtë të diel një tjetër tërmet është regjistruar në Bolenë, 12.5 kilometra në Verilindje të Dhërmiut. Ky tërmet ka qenë me magnitudë 3.8 ballë.

Ndërkohë gjatë ditës së shtunë janë regjistruar 5 tërmete të tjera, nga jugu në veri. Këto tërmete kanë qenë me magnitudë nga 2.3-2.6 ballë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: