Turqia është goditur mbrëmjen e sotme nga një termet 5.3 ballë. Mësohet se tërmeti ka rënë rreth orës 23: 22 (me orën lokale) në qytetin Mugla, në një thellësi prej 5 km. Tërmeti u shoqërua edhe me 6 tronditje të tjera, ku më i madhi ishte 3.6 ballë.

‘Hurriyet’ shkruan se lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët të alarmuar kanë dalë jashtë banesave të tyre.

5a15e0282269a21c4c2beee8
Mediat turke raportojnë se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, apo dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb