ITALI– Dy tërmete të fuqishme kanë tronditur mbrëmjen e sotme pjesën qendrore të Italisë. Lëkundjet e para të tokës janë ndjerë shumë të forta rreth orës 19:30 në Macerata. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë e shkallës Righter.

Lëkundje ka pasur në disa qytete, si në Romë, L’Aquila dhe Ascoli. Epiqendra e tërmetit ka qenë mes Peruxhias dhe Maceratas. Nga tërmeti raportohet për dy të plagosur. Sakaq, tërmeti është pasuar edhe nga 9 lëkundje të tjera të shkallës 2.6 dhe 2.5 rihter. Nderkaq, është evakuar Ministria e Jashtme në Romë për shmangien e ndonjë rreziku të mundshëm. Por vetëm pak orë më vonë një tjetër tërmet u regjistrua në këtë zonë, me maghnitudë 5.9 ballë, lëkundje më e fortë pas atyre famëkeqe të 24 gushtit që i morën jetën 290 personave si dhe u plagosën qindra të tjerë. Lëkundjet janë regjistruar në orën 21:18.

Termet ne Itali
Termeti ne Itali

Raportohet se nga tërmeti ka patur dëme materiale në zonën e Salarias. Banorët të shqetësuar kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë, nga frika se mos tërmeti pasohet nga lëkundje të tjera.

“Dolëm jashtë ndërtesave, dridhej çdo cep i vendit”. Shtëpitë po na shembeshin ndaj dolëm”, thonë banorët.
Në zonat e prekura nga tërmeti, është ndërprerë energjia, ndërsa dëme materiale raportohen në qendrën e Italisë, dhe në zonën e Amatriçes. Ka shembje objektesh, madje edhe kishat nuk i kanë shpëtuar dëmeve, ndërsa deri tani rasportohet për dy të lënduar.

DY TË PLAGOSUR NË VISSO
Dy persona kanë ngelur të plagosur pas lëkundjeve të tërmetit në Visso. Lajmi u bë i ditur nga Mbrojtja Civile. Sakaq, në këtë zonë janë shkaktuar dëme të mëdha materialet.

TJETËR TËRMET I FORTË NË ZONËN E MARCHE ME MAGNITUDE 6.2 RIHTER
Vetëm pak orë nga tërmeti i parë që goditi sot Italinë, një tjetër lëkundje e fuqishme është ndjerë në këto zona. Mësohet se tërmeti i dytë është me magnitude 6.2 të shkallës rihter.

SIZMIOLOGËT: KA RIAKTIVIZIM TË TËRMETIT
Dy muaj pas tërmetit që goditi Italinë qendrore, sizmologët japin alarmin pasi sipas tyre është riaktivizuar zona e Amatriçës, e cila ishte një prej qytezave më të prekura. Ndërkohë, mediat italiane pohon se zonat pranë epiqendrës së tërmetit janë të izoluara, ndërsa skuadrat e shpëtimit ndodhen aty. Po ashtu, autoritetet lokale bëjnë me dije se ka probleme komunikimi me banorët e zonës, pasi aty nuk funksionojnë linjat fikse të telefonisë.
(el.sp/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: