JAPONI- Një tërmet i fuqishëm goditi të enjten vonë jugun e Japonisë, duke lënë të vdekur 10 persona dhe plagosur qindra të tjerë.

Sipas mediave ndërkombëtare, rreth 19 shtëpi u shembën ndërsa dyshohet se një numër njerëzish kanë mbetur të bllokuar në ndërtesat e rrënuara.

Tërmeti prej 6.2 ballësh u regjistrua në afërsi në qytetit Ueki dhe u pasua nga disa lëkundje dytësore me intensitet më të vogël.

Ndërkaq ekipet e shpëtimit janë në kërkim të njerëzve që eventualisht janë të bllokuar nën gërmadha.

Nga tërmeti me intensitet 6 shkallë janë rrëzuar disa ndërtesa, ndërsa autoriteti rregullator ka raportuar se nuk ka probleme me centralet atomike.

Qeveria e Japonisë ka njoftuar se 9 personat, që e kanë humbur jetën nga tërmeti, ishin nga ishulli jugor Kyushu.

Raportohet se së paku 400 vetë po trajtohen në spitalet lokale.

Janë evakuuar më se 44 mijë njerëz.

Janë regjistruar edhe 100 dridhje të tjera pas tërmetit.

(e.g./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: