JAPONI-Emocion i madh mes punonjësve zjarrfikës të cilët kanë shpëtuar njerëzit e mbetur në gërmadhat e vendeve të goditura nga tërmeti i sotëm në jug të Japonisë.

Shërbimet e ndihmës së shpejtë kanë arritur të nxjerrin gjallë një vajzë 8 muajshe. Pamjet tregojnë të voglën me një veshje rozë e cila mbahet me delikatesë nga burrat e skuadrës së shpëtimit në qytetin e Mashiki.

Vajza sipas lajmeve të shpërndara nuk ka asnjë dëmtim dhe ka mbetur poshtë gërmadhave për 6 orë.

Vogëlushja flinte në një dhomë, kur ka ndodhur tërmeti. Familjarët u përpoqën ta shpëtonin por shembja e shtëpisë i ka penguar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb