Një qen ka marrë epitetin e heroit pasi ka marrë pjesë në kërkimin e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrues që goditi Meksikën.

Qeni me emrin Frida, që punon për autoritetet shtetërore, ka bërë kërkime nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, duke bërë që disa njerëz të shpëtojnë, të cilët u gjetën nga qeni. Sipas policisë, përgjatë “karrierës” së tij, qeni ka shpëtuar 52 jetë njerëzish nëpër katastrofa të ndryshme natyrore.
DKNbwmzUIAABKI4Fridën e ka nderuar edhe Presidenti Angel Pena Nieto, që ka shkruar në Twitter duke lavdëruar punën e kafshës. Mediat raportojnë se qeni ka pajisje speciale që e mbrojnë nga tymi dhe gjërat e forta. Meksika, posaçërisht kryeqyteti, Meksiko City, është goditur nga tërmeti prej 7.1 ballësh Rihter ditë më parë.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb