Teksa numri i viktimave nga tërmeti i dy ditëve më parë në Italinë qendrore është rritur, pyetja e shtruar se fundmi është; Pse ky vend u gjet kaq i papërgatitur?

Sipas ekspertëve 70 për qind e ndërtesave në Itali nuk janë ndërtuar për t’iu përgjigjur standardeve sizmike, pavarësisht tetë tërmeteve shkatërruese gjatë 40 viteve të kaluara.

Italia dështoi edhe një here për të mbrojtur njerëzit nga katastrofa sizmike.

“Në një vend ku në 40 vitet e kaluara, 8 tërmete të fuqishme kanë tronditur vendin tonë, i vetmi leksion që kemi mësuar është si të shpëtojmë jetën e njerëzve pas goditjeve”, shkruante në një analizë të tij në ‘Corriere Della Sera’, gazetari Sergio Rizzo i cili shton se në leksionet e tjera vendi ka mbetur shumë pas.
“Këtu në mesin e një zonë sizmike, asgjë nuk është bërë”, deklaroi Dario Nanni nga Këshilli i Arkitekteve.

Sipas tij, nuk kushton asgjë kur rinovon një ndërtesë që t’a plotësosh atë me standardet kundër tërmeteve, por sipas tij, më pak se 20 përqind e bëjnë këtë.
Edhe pse shpesh në media nënvizohet se më të goditurat nga tërmeti janë ndërtesat e vjetra, ekspertet shprehen se; ndërtesat moderne shpesh kanë rezultuar më vdekjeprurëse siç ishte rasti ne Akuila ku një konvikt i ndërtuar vetëm vitet e fundit u rrëzua duke vrarë 11 nxënës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: