TEPELENE- Tërmeti me epiqendër në Greqi, i cili është ndjerë edhe në Shqipëri ka sjellë dëmet e para, pikërisht në Tepelenë. Sipas të dhënave, dy banesa të braktisura prej kohësh janë shembur nga lëkundjet e tërmetit. Banesat janë shembur në fshatrat Xhaxhaj dhe Rabije.

Banesat, në pronësi të Hasan Velajt dhe Et’hem Ballaxhias të cilët ndodhen në emigrim, prej 10 vitesh janë të pabanuara, ndërkohë që shtëpi të tjera në këto fshatra kanë pasur disa krisje të lehta në mure por jo dëme të tjera serioze.

Memaliaj

Tërmeti i rënë, ka cuar në panik, banorët e qytetit të Memaliajt. Në Memaliaj, ka pasur dy lekundje tërmeti. Mesohet se lekundja e dyte, (ka rene pas 1 minute), ka qenë më i fortë se i pari dhe ka zgjatur më disa sekonda.

Dëmet në qytet kanë qenë fare minimale, ku si pasojë ka pasur vetëm thyerje xhamash në katet e sipërme të pallateve.

Nga frika disa banorë të lagjes numër 3 kanë dalë nga banesat duke qëndruar jashtë për të paktën 1 orë e gjysmë./Jugunews

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: