Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Terror në Suedi, një person qëllon me armë zjarri dhe plagos disa persona

DL99zv0XcAc6YiA-724x450

SUEDI- Policia e Suedisë ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që të shmangin qendrën e qytetit Trelleborg, pasi dyshohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur disa persona në një supermarket, raportojnë mediat ndërkombëtare. Së paku shtatë persona janë konfirmuar si të plagosur rëndë nga kjo ngjarje, pas së cilës njësitë speciale të Policisë kanë filluar një operacion të madh në disa pika të qytetit, pasi kishte informata që në këtë sulm janë të përfshirë më shumë se një person.

Fillimisht u raportua për të shtëna në disa pjesë të qytetit, por këto informata mbeten ende të pakonfirmuara. Mediat suedeze raportojnë që katër persona janë dërguar menjëherë në spitalin e Malmos, qytet në afërsi të Trelleborgut.

Gjithashtu raportohet që kjo pjesë e qytetit të Trelleborgut është e njohur për dhunë në mes të bandave kriminale, që shpesh përdorin edhe armët e zjarrit. Trelleborgu është qytet me rreth 30 mijë banorë dhe gjendet 30 kilometra në jug të Malmos.

(I.Ç/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.