Fanatiku i frymëzuar nga ISIS është demaskuar si ekstremisti i dhunshëm Khalid Masood, i cili ishte me nofkën “vampir”, sepse ai ecte rrugëve natën vetëm dhe i veshur i gjithi në të zeza.

Siç shkruajnë mediat britanike, 52-vjeçari emri i të cili para konvertimit ishte Adrian Elms, ka një histori të tmerrshme të krimeve të dhunshme, duke përfshirë sulmin me thikë ndaj një prosoni.

Ai u konvertua në islam kur ishte në burg, dhe pasi u lirua iku për në Arabinë Saudite.

Thuhet se ai ka patur pesë “emra” të ndryshëm, duke përfshirë edhe Adrian Ajao dhe Khalid Choudry.

Lindur në Dartford në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1964, ai u soll deri në qytetin ekskluziv bregdetar të Rye nga nëna e divorcuar Janet Elms para se të lëviznin për në Eastbourne, ku ai ka pasur një listë të gjatë të dënimeve penale.

Pas disa burgimeve, babai i tre fëmijëve më vonë u konvertua në Islam, ndryshoi emrin e tij në Masood dhe kaloi vite të tëra duke jetuar në një seri të vatrave terroriste në të gjithë Britaninë.

Në një periudhë ai ishte hetua për raste të dyshimta, por u konsiderua si një figurë ‘periferike’.

Sipas mediave britanike, ai nuk ka qenë pjesë e një liste të zezë, të fshehtë, prej 3,000 personash që mendohen si të rrezikshëm për të realizuar ndonjë sulm.

Scotland Yard ka kërkuar ndihmë nga publiku, për të gjetur ndonjë bashkëpunëtor të mundshëm të tij, në përpjekje për të kuptuar lidhjet e tij me terrorizmin.

Por fqinjët e tij në Birmingham besojnë se ka gjasa që ai ketë vepruar i vetëm, pasi e përshkruajnë atë si një “karakter të çuditshëm”. Madje ata e quajtën atë “vampir”, sepse ai dilte natën i vetëm, i veshur i gjithi në të zeza.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: