DURRËS-Një 35-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim nga policia, pasi sot gjatë natës qëlloi me armë në ajër, duke terrorizuar banorët.

Shtetasi me inicialet B.D., banues në Sektor Rinia, akuzohet se rreth orës 03: 00, se ka qëlluar me automatik në ajër në Sektor Rinia.

Fill pas kësaj u largua nga vendngjarja. Sakaq, gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 12.2 kg Cannabis Sativa.


NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit:
• B.D. 35 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.
Shtetasi i mësipërm, më datë 18.09.2017, rreth orës 03: 00, në Sektor Rinia dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe identifikuar autorin.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• rreth 12.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 274, 278 dhe 283 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb