Neymar hoqi dorë nga Barcelona merkaton e verës për të kaluar te Paris SG ku pretendon të shndërrohet në lider për të bërë të tijin çmimet më të lakmueshme individuale. Kjo moment për brazilian do të vijë më shpejt se ç’është parashikuar pasi “FIFA” e ka nominuar së bashku me Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n për çmimin “The Best”. ose ndryshe “më i miri”.

Një çmim që është sinonimi i “Topit të Artë” e që jepet nga “FIFA” nga sezonin i shkuar pas përplasjes që institucioni më më i madh drejtues i futbollit në botë pati me “France Football”, akorduesen e “Topit të Artë”.

Një mundësi për të parë sesa “vlen” futbollisti 25-vjeçar përballë yjeve si Messi e Ronaldo që për 9-të vite kanë dominuar së bashku në futbollin botëror sa i takon çmimeve individuale.

Fituesi i trofeut “The Best” do të shpallet në datën 23 tetor në Londër. Gara duket tepër e fortë dhe është mjaft e vështirë të bëhet një parashikim paraprak se kush do ta fitojë këtë çmim.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb