Deri më tani përpjekjet për të krijuar një pilulë kontraceptive mashkullore që të jetë me të vërtetë efektive kanë dështuar. Pjesa më e madhe funksiononin duke sjellë ndryshime hormonale tek meshkujt dhe se kishin shumë efekte anësore deri sa shkaktonin edhe dëme të pariparueshme në fertilitetin e mashkullit, madje provokonin edhe keqdeformime tek i porsalinduri.

Tani një grup shkencëtarësh australianë kanë prodhuar një ilaç të ri që vepron mbi proteinat (α1A-receptor adrenérgjik dhe P2X1-receptor purinérgjik). Rezultati është se prodhohen ndryshime në spermën e mashkullit që nuk i lejon të arrijnë objetivin, pra të fekondojnë vezën.

Pilula ka qenë e suksesshme tek minjtë dhe tani mbetet të provohet tek njerëzit. Krijuesit janë shumë optimistë në lidhje me rezultatet që do të marrin. /bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb