Është mbyllur me rezultatin 1-1 takimi i 3 i javës së 9 në Superligë mes Teutës dhe Laçit në “Niko Dovana”. Durrsakët shpresonin të riktheheshin te fitorja pas 5 takimesh pa marrë pikët e plota por edhe për shkak të humbjes së fundit kundër Lushnjës që shkaktoi shumë turbullira në klub.

Të parët në avantazh kaluan vendasit me anë të Dediç në minutën e 35-të, por ky rezultat zgjati shumë pak pasi Nika në të 39-ën vendosi edhe një herë baraspeshën. Baraspeshë e cila do të vijonte deri në fundin e lojës.

Pas 9 javësh kampionat Teuta renditet e 7-ta me 8-t pikë, ndërsa Laçi pozicionohet i 5-i me 11 pikë, po aq sa Partizani i vendit të 6-të.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: