Është luajtur sot ndeshja e parë e fazës së dytë dhe njëkohësisht ndeshja e parë e javës së 10 të Superligës. Luftëtari i drejtuar nga Hasan Lika është mposhtur me rezultatin 2-3 nga Teuta e cila kthehet te fitoret pas 6 takimesh ku në asnjë rast nuk kishte marrë pikët e plota.

Ndeshja është zhbllokuar nga miqtë të cilët në minutën e 34-të realizuan me Amadu, ndërsa baraspesha e përkohshme erdhi nga Dejvi Bregu menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Gjithsesi gjirokastritët nuk arritën t’a ruanin këtë rezultat pasi Lena në të 55-n dhe Dediç në të 70-n i dërguan përkohësisht shifrat në 1-3. Një autogol i durrsakëve në minutën e 90-të do të vinte në disktutim fitoren për pak çaste, por deri në vërshëllimin e trefishtë të arbitrit asgjë nuk ndodhi.




Luftëtari i cili e kishte mbyllur me një fitore fazën e parë kundër Lushnjës, me humbjen e pësuar sot renditet përkohësisht në vendin e 8-të me 8-të pikë, ndërsa Teuta pozicionohet në vendin e 7-t me 11-t pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb