Teuta ka marrë humbjen e tretë radhazi në kampionat pasi sot është mundur me shifrat 1-2 nga Kukësi në “Niko Dovana”. Skuadra durrsake ndonëse kaloi në avantazh nuk arriti që në fund të 90 minutave të dilte me pikë nga kjo përballje. Nga ana tjetër kampionët në fuqi janë kthyer te fitoret pas 2 humbjesh radhazi në kampionat.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 31-t nga sulmuesi me ngjyrë Amadu Latif, ndërsa Bakaj pak para fundit të pjesës së parë riktheu baraspeshën duke ekzekutuar saktë një penallti.

Ky rezultat zgjati fare pak pasi menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, ekzaktësisht në minutën e 46-t Ethemi kaloi në avantazh verilindorët. Deri në fund nuk munguan rastet për të dy ekipet, por për tu evidentuar ishte kartoni i kuq për Ylli Shametin që la Kukësin me 10 lojtarë.


Pas 15 javësh në Superligë Kuësi renditet në vendin e dytë me 25-s pikë, po aq sa Flamurtari i vendit të tretë. Ndërsa Teuta renditet e 8-a me 15-t pikë, po aq sa Vllaznia e vendit të 9-t që ndodhet në zonën e rrezikut.
kukesi
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: