Kukësi ka mposhtur Teutën në javën e 6 të Superligës në një sfidë që janë shënuar plot 6 gola. Kampionët e Shqipërisë fituan me rezultatin 4-2 duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi durrsakëve pas disfatës në shtëpi kundër Partizanit.


Ishte Bakaj ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 18-të pas një goditje të bukur në hyrje të zonës, ndërsa më pas Ethemi në të 31-ën do të dërgonte verilndorët në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë.

Në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 83-të mbrojtësi shkodran Hakaj do të shkaktonte autogol duke dhënë përshtypjen e një sfide të përfunduar. Por përkundër sa pritej, miqtë reagojnë duke realizuar dy gola të shpejtë në minutën e 86-të dhe të 90-të me autor Hiljan dhe kapitenin Lena. Minutat shtesë rezervojnë një tjetër gol, por këtë herë për vendasit që vulosin takimin me rezultatin 4-2 pas realizimit të Aliev.


Pas 6 ndeshjesh në kampionët Kukësi renditet në vendin e dytë me 13-të pikë, 3 më pak se Skënderbeu i vendit të parë. Ndërsa Teuta pozicionohet e 5-ta me 7-të pikë.

Kukësi – Teuta 14:00
Formacionet zyrtare
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Bakaj, Kërkotiç, Ethemi, Imami, Kale, Guri, . Trajner: Mlladen Milinkoviç

Teuta: Kastrati, Oluasina, Shkalla, Hrkaç, Hakaj, Bilali, Hila, Lena, Dosti, Çyrbja, Latif. Trajner: Gugash Magani
Gjyqtar: Juxhin Xhaja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: