Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pret që nesër deputetët ta votojnë demarkacionin.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka theksuar se votimi i Demarkacionit, do të hapë rrugë të reja për kosovarët e gjithashtu, ratifikimi është një votë për të forcuar integrimin në BE.

“Nesër pres që të gjithë deputetët në Parlamentin e Kosovës të përqendrohen në mundësimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë, duke hapur rrugë të reja për studentët tanë dhe duke krijuar shanse të reja për sipërmarrësit tanë. Demarkacioni i kufirit është një votë për të forcuar integrimin tonë në BE dhe sovranitetin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Gjithashtu Thaçi ka shpërndarë postimin e Fondacionit Kosovar të Mijëvjeçarit, entitet i themeluar për të implementuar projekte në vlerë 49 milionë dollarë, asistencë nga Qeveria Amerikane, në të cilën flitet për përmirësime të vazhdueshme të Kosovës nga treguesit e Kontrollit të Korrupsionit.

“Kosova ka shënuar përmirësime të vazhdueshme në treguesit e Kontrollit të Korrupsionit vitet e fundit, duke zhbllokuar Programin e Pragut të multi-milionëve. Të dhënat e sotme nga anti-korrupsioni tregojnë përparim të mëtejshëm. Duhet të bëhet më shumë dhe programi ynë do të ndihmojë në arritjen e transparencës më të madhe të qeverisë”, thuhet në postim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: