Gjykata Speciale është padrejtësi historike, që i është bërë Kosovës, por është një e keqe e domosdoshme, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo e keqe, sipas presidentit, është pranuar “për të ruajtur partneritetin me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n”. “Atë proces e kam udhëhequr si kryeministër i Kosovës në atë kohë dhe ka pasur një transparencë të plotë”, ka thënë Thaçi, në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“Kemi pasur mundësinë ta themelojmë ne vet, apo të shkojë në Këshillin e Sigurimit ku është edhe Rusia, dhe në mes të këtyre të dy këqijave në këtë rrethanë të kësaj padrejtësie historike, kam zgjedhur rrugën e bashkëpunimit me SHBA-të dhe NATO-n, por edhe me Bashkimin Europian”.

Ndërsa duke folur për atë se kur do të fillojnë gjykimet nga Specialja, presidenti ka thënë se “asnjë institucion i Kosovës nuk ka informacion se kur do të nis punën Gjykata”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: