Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është i bindur se kosovarët do të lëvizin pa viza këtë vit.
Ai ka deklaruar se me ratifikimin e demarkacionit Kosova ka plotësuar kushtet për lëvizjen e lirë. “Është radha e Bashkimit Europian që sa më shpejt të përmbyllin procedurat e nevojshme që të ndodh liberalizimi i vizave”, tha Thaçi.

“Unë them lirisht se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë brenda këtij viti. Mund të ndodh në vjeshtën e hershme”, tha Thaçi për televizionin publik të Kosovës.

Thaçi komentet i bëri pas takimit me komisionarin europian për Fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn.

Thaçi pak më parë ka zhvilluar takim me përfaqësuesen e lartë të BE’së në Bruksel para se të nis takimi i përbashkët me Vucic.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb