PRISHTINE– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mbrojtur edhe njëherë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Marrëveshja e demarkacionit është mirë, është e qartë, e saktë, profesionalisht e argumentuar dhe e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi, gjatë një fjalimi të mbajtur në një konferencë ndërkombëtare në Prishtinë, në mbrëmjen e së hënës.

“Çdo pretendim tjetër është vetëm humbje kohë, e dëmshme për shtetin e Kosovës dhe për të ardhmen euroatlantike”, ka vlerësuar Thaçi, në konferencën me temë “NATO dhe dinamikat e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kohën e sfidave të sigurisë globale”.

Këtë deklaratë presidenti Thaçi e bëri sonte në hapjen e konferencës rajonale të sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në erën e sfidave globale të sigurisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: