Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ka dhënë edhe një mesazh për partitë politike e në veçanti për opozitën e cila po e kundërshton që Thaçi të jetë udhëheqës i këtij dialogu.

Ai ka thënë se ajo palë që e kundërshton dhe bojkoton dialogun, do të jetë e përfshirë në ngrirjen e perspektivës evropiane.

“Ne nuk kemi kohë të humbur, pala që refuzon dialogun dhe bojkoton, natyrisht se do të jetë pala stagnuese e cila do të përfshihet në një proces të status quos apo ngrirjes së perspektivës evropiane”, ka thënë Thaçi, shkruan tg.

Ai ka theksuar se mirëpret takimet e spektrit politikë që për çështjet madhore të merren vesh.
“Institucionet e Kosovës janë kredibile, dhe roli i tyre është i pazëvendësueshëm. Vlerësoj lart se ka hapësirë shumë për të punuar bashkërisht. Kam diskutuar me bartësit e institucioneve, kam biseduar me krerët e partnerit të koalicionit, në mënyrë që të marrim orientimin e përbashkët rreth kësaj çështje dhe të evitojmë çdo spekulim të mundshëm”, tha Thaçi.

Ai shtoi se beteja me Serbinë nuk bëhet duke bojkotuar dialogun por në tavolinë me argumente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb